Të fundit

U përjashtua për shkak të kurdisjeve, Gashi “kërcënon” FFK-në: Shihemi në gjyq

Jeton Gashi, kryetari i Ulpianës ka reaguar në lidhje me dënimin që sot ia shqiptoi Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës, duke e dënuar rëndë me përjashtim nga organizata e futbollit.

Dënimi për Gashin vjen disa ditë pasi edhe klubi i tij, Ulpiana, u përjashtua nga Liga e Parë e Kosovës, bashkë me Vllazninë e Pozheranit, për shkak që FFK-ja kishte vërtetuar se ndeshja mes tyre ishte e kurdisur.

Pas atij rasti, Jeton Gashi ishte mysafir në emisionin sportiv “Favorit” në T7, ku hodhi akuza të rënda ndaj FFK-së dhe drejtuesve të saj, përfshirë kryetarin, Agim Ademi.

Sot, pasi u dënua, Gashi për “Gazeta Express” ka thënë se i qëndron prapa të gjitha deklaratave që ka dhënë në “Favorit”, ndërsa ka potencuar se rastin nuk do ta lë me kaq dhe se do të iniciojë hetime në prokurori dhe ka paralajmëruar proces gjyqësor me FFK-në, përfshirë Agim Ademin dhe komisionet e FFK-së, duke përdorur një fjalor të ashpër pasi i quajti “banda”.

Ndër të tjera, Gashi tha se ka e ditur se do të dënohet para tri katër ditësh dhe theksoi se tashmë ka përgatitur lëndën për institucionet relevante të Kosovës.

“Këtë vendim e kam pritur sepse unë e kam fol një realitet edhe e lusë Prokurorinë që të merret me këtë rast sa më shpejt, urgjent. Unë i kam përgatitur lëndët për Prokurorinë, nesër do t’i dorëzoj. Para se me e marrë vendimin, e kom ditë që do ta marrin këtë vendim sepse Kosova është shumë e vogël, e kam kuptuar që do të më largojnë prej garave. Unë kurrgjë të mirë nuk pres prej kësaj Federate më. Deklaratave të mija se çfarë kam folur ju qëndroj”, tha fillimisht i pari i klubit nga Lipjani.

“Kam për t’u takuar edhe me kryetarin në gjyq, domethënë në Prokurori, me kryetarin dhe me Komisionin e Garave. Ky Komision ka me më dhënë llogari se unë jam i pastër si loti edhe nuk e lëshoj deri në fund. Bandat e tyre aty, grupet e tyre, dikush duhet me i ndalë. Jam ankuar për vendimin e parë, patjetër do të ankohem sërish sepse unë nuk e kam ndërmend të largohem prej futbolli. Nuk mund të më largoj prej futbolli dikush që është i korruptuar vet, si kryetari dhe Komisioni i Garave e krejt… Unë do të ankohem edhe në UEFA. Do të lypi drejtësi deri në pikën e fundit se nuk munden me më qitë prej futbolli me gabime të veta”, deklaroi Gashi.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci