Të fundit

Kajtazi – Çitakut: Ju e keni sjellë Kurtin në pushtet, keni shumë përgjegjësi për situatën në të cilën jemi

Gazetari Vehbi Kajtazi i ka thënë sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitakut, se partia e saj dhe partitë tjera, e kanë sjellë Albin Kurtin në pushtet. Madje ai tha se partia të cilës i përket ajo ka shumë përgjegjësi për situatën në të cilën jemi.

Kështu tha Kajtazi derisa në Rubikon Çitaku theksoi se Qeveria Kurti nuk ka sovranitet në veri të vendit. Ajo përmend edhe dështimin e referendumit në katër komunat veriore.

“Po flisni për një proces që Kurti e ka trashëgu, natyrisht kur e ka marrë e ka marrë me një stad më të volitshëm se sa që jemi tash. Megjithatë janë disa vjet 2013-2015 që do duhej me u përmbyll ky proces. Mos me mbërri Kurti tash fare. PDK në pushtet qoftë me kryeministër qoftë me president ka qenë pjesë e pushtetit deri vonë. Nuk e ka qu këtë proces përpara, ka qenë i ndalun, i bllokum. Haradinaj si kryeministër i jepte kompetenca antikushtetuese presidentit Thaçit për me negociu. Pastaj u bë njëfarë ekipi burrash që u patën bë rezil që kanë shku me negociu dhe në fund nuk u kry ai proces. Po flasim për 8 vjet”.

Kajtazi deklaroi se PDK e LDK, iu patën nënshtruar presionit dhe frikës se po shpallen tradhëtarë për me i çu proceset përpara.

Ai tutje thekson se Kurti e trashëgoi dialogun thuajse të vdekur, dhe se me këto zhagitje që i kanë bërë, e kanë sjellë Kurtin në pushtet.

“PDK, LDK, kushdo që ka qenë në pushtet, iu pat nënshtru presionit edhe frikës se po shpallen tradhëtarë, presionit të protestave. Ka qenë njëfarë paniku për me i çu disa procese përpara. Kurti e mori kështu. Kurti e mori situatën thuajse të vdekur. Ka qenë një proces kur është diskutu për shkëmbim territoresh. Nuk u dijke çka është duke ndodh. PDK nuk mundet me largu përgjegjësinë e vet, fajin e vet për këtë proces që jemi tash. Sa ka përgjegjësi, unë mendoj që keni pas shumë përgjegjësi. Me këto zhagitje që i keni bë njëri-tjetrit, jo LDK-ja juve, jo ju LDK-së, AAK-ja e këto, e prut Albinin në pushtet me këto krejt vota. Nuk i kanë bi prej qielli këto vota. Këtë popull e keni pru në situatë të pashpresë ku fatkeqësisht shpresën e shihnin te Albin Kurti”./Paparaci

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci