Të fundit

“Kurti do ta çojë Asociacionin në Kushtetuese dhe pastaj do të shkojë në zgjedhje”

Në T7 është duke i diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku në fazën vendimtare tashmë kusht është që Qeveria ta votojë drafin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Arten Behrami, gazetar ka thënë se Kurti do ta çojë Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese.

Këtë ai e bazon në atë që Kurti po e promovon Këshillin e Evropës si një arritje shumë të madhe.

Rrjedhimisht, Behrami thotë se Kurti do të çojë vendin në zgjedhje para vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë mendoj që Kurti ka me marrë vendim në Qeveri dhe ka me dërgu në Gjykatë Kushtetuese. Pastaj, a pret vendimin apo nuk e pret nuk jam i sigurt, por besoj që ka me shku edhe në zgjedhje para që të ketë vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Behrami.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci