Të fundit

Çitaku e zbulon një ‘sekret’ të partisë: Krasniqi ka pasur kontakte me LVV-në për ta shpërndarë Kuvendin

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku njofton se kryetari i partisë Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin.

Ajo thotë se Krasniqi ka pasur kontakte me të gjitha subjektet politike, por fatkeqësisht sipas saj “LVV diçka tjetër thotë publikisht, diçka tjetër mendon dhe beson”.

“Kryetari Krasniqi ka pasur kontakte me të gjitha subjektet politike, disa kanë rezerva, edhe me Vetëvendosjen, për ta shpërndarë Kuvendin. Mirëpo fatkeqësisht edhe në këtë pikë, sikurse edhe në shumë çështje tjera, LVV diçka tjetër thotë publikisht, diçka tjetër mendon dhe beson”.

Ajo pohon se vendi ka nevojë për zgjedhje dhe siç deklaron ajo pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

“Sido që të jetë, ne besojmë se brenda këtij viti, më së largu në vjeshtë, do të kemi zgjedhje të reja në Kosovë. Nuk jemi këtu për protagonizëm. Nuk e kemi marrë tupanin me thanë, jemi mundu të kemi konsensues. Ne duam që të gjitha partitë opozitare në këtë rast të jenë në darkordancë për datën eventuale të zgjedhjeve të reja. Vendi ka nevojë për zgjedhje. Kuvendi është bllokuar, nuk votohet asgjë”, tha ajo në Rubikon.

Çitaku thekson se kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë kandidati i tyre, Bedri Hamza.

Ajo njofton se Hamza shumë shpejt do të dalë me ofertën e tij programore./Paparaci

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci