Të fundit

Hamasi i vendos Izraelit një kusht për arritjen e armëpushimit

Hamasi ka vendosur si kusht për arritjen e një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, ndalimin e sulmeve në Rripin e Gazës.

Grupi i armatosur po kërkon garanci që Izraeli nuk do të rifillojë luftimet në Rripin e Gazës gjatë muajve të ardhshëm në mënyrë që të firmoset marrëveshja për lirimin e pengjeve.

“Ne duam garantimin e jetës për palestinezët në Gaza dhe kjo do të thotë fundi i luftës, një tërheqje izraelite, rindërtimi i zonës dhe një kornizë e qartë politike- janë shprehur zyrtarë të Hamasit.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Hamasi nuk mundet kurrsesi të refuzojë propozimin e bërë nga Egjipti për arritjen e një marrëveshje armëpushimi me Izraelin.

Blinken tha se Hamasi duhet të lërë mënjanë justifikimet dhe të pranojë propozimin për armëpushim.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci