Të fundit

Nuk ka fitues në Munih, gjithçka do të vendoset në “Bernabeu”

Është mbyllur pa fitues ndeshja e parë gjysmëfinale mes Bayern Munich e Real Madridit, e zhvilluar në kuadër të UEFA Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Allizan Arena” ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.

Mysafirët arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 24-të duke shënuar gol në mundësinë e tyre të parë, me sulmuesin Vinicius Jr.

Bayerni arriti të rikthehet me dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë duke përmbysur rezultatin me golat e Sane e Kane, por Reali “luftoi” deri në fund.

Vinicus shënoi edhe golin e barazimit duke shënuar nga penalltia në minutën e 82-të të ndeshjes.

Reali e Bayerni do të përballen edhe njëherë tjetër për të mësua përfundimisht skuadrën finaliste të Ligës së Kampionëve.

Në finale, Bayerni ose Reali do të përballen me fituesin e takimit mes Dortumundit e PSG-së.

 

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci