Të fundit

Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve në parkun e Gërmisë për ditën e sotme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar urdhëresë që me rastin e 1 majit, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në parkun Gërmia.

Në njoftim bëhet e ditur që autobusët e Trafikut Urban, veturat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it do të lejohen.

“Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente. Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”, bëhet e ditur në njoftim.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci