Të fundit

Dhjetëra studentë arrestohen në SHBA gjatë protestave propalestineze

Policia e Nju Jorkut arrestoi dhjetëra protestues propalestinezë që ishin izoluar brenda një ndërtese në kampusin e Universitetit të Kolumbias në orët e vona të 30 prillit. Pas arrestimeve, policia arriti t’i shpërndajë protestuesit, gjë që të cilët udhëheqësia e universitetit kishte tentuar të bëjë që gati dy javë.

Menjëherë pasi policia hyri brenda ndërtesës ku protestuesit po rrinin, presidentja e Universitetit të Kolumbisë, Minouche Shafik, publikoi një letër në të cilën i kërkoi policisë të qëndronte në kampus deri të paktën më 17 maj – dy ditë pas ceremonisë së diplomimit – “për të ruajtur rendin dhe për të siguruar që kampet të mos rivendosen”.

Brenda tre orëve, protestuesit u larguan nga kampusi, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se u bënë “dhjetëra” arrestime.

 

“Kolumbia do të jetë krenare për këta studentë pas pesë vjetësh”, tha Sueda Polat, studentet e Universitetit të Kolumbisë, që mori pjesë në koalicionin e grupeve studentore për organizimin e protestave.

Ajo tha se studentët nuk përbëjnë rrezik dhe i bëri thirrje policisë që të tërhiqej, në një intervistë të dhënë gjatë kohës sa policët i bërtisnin asaj dhe të tjerëve që të tërhiqeshin ose të largoheshin nga kampusi.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci