Të fundit

Gruaja ik nga shtëpia për shkak se e rrahu burri i saj, Policia e gjen në rrugë në mesnatë

Një grua është hasur nga Policia e Kosovës në rrugë rreth 12 pasmesnatës të së martës në Malishevë.

Ajo i ka thënë zyrtarëve policorë se është larguar nga shtëpia shkaku i dhunës së ushtruar nga burri i saj.

“Më datë 01.05.2024 rreth orës 00:10 nga njësia policore është hasur viktima femër e cila ka njoftuar se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.

Dhuna ndaj saj dyshohet se është ushtruar të hënën.

“Pasi që viktima kishte lëndime është dërguar te mjeku i QKMF dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore”, tha Policia.

Lidhur me rastin, deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci