Të fundit

Tuchel e kritikon publikisht dhe ashpër yllin e Bayernit: “Kjo nuk mund të ndodh”

Futbollisti i Bayernit, Min-Jae Kim, ishte i përfshirë në të dy golat kundër Real Madridit. Jugokoreani u desh të përballonte kritika të ashpra për këtë pas ndeshjes.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, e fajësoi publikisht mbrojtësin e tij pas përfundimit të takimit.

Kim ishte i pozicionuar keq në rastin e golit të parë. Vinicius Junior i iku atij pas pasimit mjeshtëror të Toni Kroosit. Ndërkohë Kim e shkaktoi edhe penalltinë të cilën Vinicius e shndërroi në gol për 2:2.

“Ai bëri lëvizjen e parë shumë herët ndaj Viniciusit te goli i parë dhe u kap nga pasimi i Toni Kroosit. Ai ishte në dyshim dhe ishte shumë agresiv. Në golin e dytë, fatkeqësisht ishte një gabim tjetër. Kjo nuk mund të ndodh”, ka thënë Tuchel.

Ndërkohë kapiteni Manuel Neuer i doli në mbrojtje Kimit. Kim fitoi rastin vetëm pasi Matthijs de Ligt u lëndua në Bundesligë në fundjavë.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci