Të fundit

AKB: Punëtorët në Kosovë janë më të pa mbrojturit në Evropë, 50 % sot punojnë edhe pse është festë

Punëtorët në Kosovë janë më të pa mbrojturit në Evropë në vitin 2024. Kështu thuhet në një postim të Aleancës Kosovare të Bizneseve.

“Kosova edhe pse ka moshë më të re të popullsisë në Evropë tregu i punës po plaket dhe varfërohet për çdo ditë e më shumë.

Puntorët në Kosovë janë më të pa mbrojturit në Europë në vitin 2024 për shumë arsye:nuk kanë sigurim shëndetësor,nuk ju paguhet rrezikshmëri në vendin e punës, nuk kanë marrëveshje kolektive dhe nuk janë të përfshirë në të,paga mesatare dhe minimale në Kosovë është më e vogla e Ballkanit Perëndimorë dhe Europë, për këto dhe shumë arsye tjera brenda pesë viteve të kaluara nga Kosova kanë ikur mbi 200 mijë qytetarë me dokumentacione të rregullta por sa kan ikur pa dokumentacione nuk ka informacione të sakta por është një shifër e konsiderueshëm”, thuhet tutje.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini thotë se Qeveria e Kosovës duhet sa më shpejtë të thërras Këshillin Ekonomiko Socialë KES që të përmirësojë legjislacionin e tregut të punës që puntorët e sektorit privat e publikë të kenë sigurime dhe të rriten kushtet minimale me standartet mesatare evropiane.

“Sindikatat në Kosovë janë të shpërndara edhe  politikisht dhe nuk kanë autoritet as te puntorët as tek partnerët Socialë.

Sot kur duhet puntorët me pushu dhe me protestu për të drejtat e tyre, ata gjenden në vendin e punës mbi 50% që nuk e respektojn festën e 1 majit edhe pse është festë ndërkombëtare”.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci