Të fundit

Një milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar, rriten fitimet neto të bankës Raiffeisen

Raiffeisen Bank tha të enjten se fitimet e saj neto nga operimi në Kosovë janë rrit në 10 milionë euro (10.7 milionë dollarë) në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me periudhën e një viti më parë kur numëronte fitime në vlerë 9 milionë euro.

Të ardhurat neto nga interesi janë rritur për 19% në 18 milionë euro në tremujorin janar-mars, ndërsa të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet kanë rënë për 9% nga viti në vit në 3 milionë euro, tha RBI në një raport financiar të publikuar të enjten.

Të ardhurat operative janë rritur me 13%.

Raiffeisen Bank në Kosovë ishte huadhënësi më i madh për sa i përket aseteve në mesin e 11 bankave që operojnë në Kosovë në fund të tremujorit të parë, sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Në janar, RBI tha se fitimet neto të saj, pa llogaritur taksat, nga operacionet në Kosovë ishin rritur për 6.6% në 31 milionë euro gjatë vitit 2023.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci