Të fundit

Prokuroria ndalon Arijan Sijarinën, dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë

Prokuroria ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

I dyshuari është nën masën e ndalimit për 48 orë, përderisa prokuroria po ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore, njoftoi zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta.

Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” e cila ndodhi më 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Ditë më parë (më 25.04.2024) për të njëjtin rast, Gjykata ka caktuar masën e parabugrimit ndaj të dyshuarit tjetër Fitim Doda.

Më 27.03.2024, Policia publikoi emrat dhe fotografitë e dy të dyshuarve, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci