Të fundit

“Masat s’hiqen kur duan politikanët kosovarë”, nga qeveria i kundërpërgjigjen Peter Stanos

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se masat ndëshkuese ndaj Kosovës nuk hiqen kur duan politikanët e Kosovës.

Kryeziu tha se Kosova është ndëshkuar padrejtësisht për veprimet në veri.

Ai i ka publikuar dy foto ilustruese, një të vitit 2023 dhe një të prillit 2024.

“Rasti është shumë i thjeshtë. Bashkimi Evropian i ka vendosur masa Kosovës sepse e ka fajësuar atë, padrejtësisht, për eskalimin e situatës që shihet në foton e parë (maj 2023).Ndërkaq, në foton e dytë, mund të shihet Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pranë të njëjtës ndërtesë duke lëvizur i papenguar (prill 2024)”, tha ai.

Kryeziu ka theksuar se deeskalimi ka ndodhur dhe se “Prandaj është po aq e qartë që masat ndaj Kosovës duhet të hiqen”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci