Të fundit

​Roma-Bayer Leverkusen, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 “Stadio Olimpico” do të jetë nikoqir i ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Evropës mes Romës dhe Bayer Leverkusenit.

Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të gjysmëfinales së kësaj gare.

Në çerekfinale, Roma e eliminoi Milanin 3:1 kurse Bayer Leverkuseni e eliminoi West Hamin po ashtu me shifrat 3:1.

Takimi i fundit mes Romës e Bayer Leverkusenit daton në muajin maj të vitit të kaluar, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 0:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Roma mungon vetëm Zeki Celik kurse Leverkuseni ka të gjithë lojtarët e gatshëm.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Roma (4-3-3): Svilar; Karsdorp, Mancini, Smalling, Spinazzola; Paredes, Cristante, Pellegrini; El Shaarawy, Lukaku, Dybala

Bayer Leverkusen (3-4-2-1): Kovar; Tapsoba, Tah, Stanisic; Hincapie, Xhaka, Andrich, Frimpong; Grimaldo, Wirtz; Adli

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci