Të fundit

Kearns zbulon shtetin që e ka gati raportin për Banjskën

Në janar e përmendi vetëm si “aleat”.

Pas 4 muajsh kur shteti që i referohej nuk i zbuloi gjetjet për agresionin e sulmit paraushtarak në Banjskë, deputetja britanike Alicia Kearns, e tha me emër kush e ka gati një raport, e gjetjen kryesore të tij.

“Shtetet e Bashkuara kanë finalizuar një dosje mbi atë se kush është përgjegjës dhe lidhjet e tyre me Qeverinë e Serbisë, aleatët tanë duhet ta publikojnë atë urgjentisht sepse e vërteta ka rëndësi, llogaridhënia ka rëndësi, sepse pa atë raport e vërteta po mohohet dhe pa atë raport nuk ka asnjë pengesë. Sepse mos-ndëshkueshmëria është përbuzje për rendin dhe sundimin e ligjit”, deklaroi Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme

Kearns zbuloi së pari herë se sulmet e serbëve ndaj KFOR-it, shkuan deri në paralizim.

“Serbët sulmuan edhe 25 pjesëtarë italian dhe hungarez të KFOR-it, disa prej të cilëve nuk do të ecin më kurrë”.

Derisa në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit britanik u fol për deklarimet e Aleksandar Vuçiqit për ta rikthyer Kosovën në rrethana të përshtatshme gjeopolitike, ministri David Rutley, zëvendës sekretar shteti për punë të jashtme tregoi se mes Kosovës e Serbisë po vazhdon të kryhet një krim.

“Ne paraprakisht e kemi sanksionuar Radojçiqin teksa institucionet e Kosovës po e ndjekin penalisht si organizator të sulmit. Dhe i kemi bërë thirrje Serbisë t’i mbajë përgjegjës kryerësit e sulmit si dhe ta adresojnë problemin e vazhdueshëm të trafikimit të armëve përmes kufirit”, deklaroi gjatë  kësaj seance David Rutley, zëvendës-sekretar i shtetit për Punë të Jashtme dhe Commonwealth

Tutje, Alicia Kearns tha se përkrahja më e fuqishme për Kosovën nga Britania e Madhe, aktualisht u vlerësua të jetë vota për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por pa kushtet që deri tash janë përmendur nga Franca dhe Gjermania, raporton Klan Kosova.

“Ka disa zëra nga ndërkombëtarët që thonë se Kosova duhet të pranohet vetëm nëse e formon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Britania e Madhe duhet ta kundërshtojë me ngulm këtë. Britania e Madhe do të votojë pro Kosovës në Këshillin e Ministrave këtë muaj, pavarësisht progresit për Asociacionin, apo thirrjeve të aleatëve për këtë.”

Nga Parlamenti, u falënderua secili ushtar i batalionit që zbarkoi në Kosovë pas Banjskës, që sipas parlamentarëve, e ndryshuan krejt lojën në Kosovë, e njësoj duhet bërë edhe në Bosnje.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci