Të fundit

Alarm në Izrael: Frikë për urdhër-arreste nga gjykata e lartë penale e OKB-së, Netanyahu në rrezik

Zyrtarët izraelitë janë gjithnjë e më të shqetësuar se gjykata e lartë penale e OKB-së po planifikon të kërkojë urdhër-arreste për liderët e tyre të lartë ushtarakë dhe politikë nën dyshimin për krime lufte.

Raportet sugjerojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu mund të jetë mes tyre. Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hetuar veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara për tre vitet e fundit, dhe së fundmi edhe veprimet e Hamasit. Ajo ka fuqinë për të akuzuar dhe gjykuar individë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar.

Sipas BBC, gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar më parë urdhër-arreste për liderët, duke përfshirë Vladimir Putin të Rusisë, Muammar Gaddafi të Libisë dhe kryekomandantin e Ugandës, Joseph Kony.

Netanyahu e ka quajtur mundësinë që figura të larta izraelite t’i bashkohen listës së të kërkuarve “një fyerje me përmasa historike”, duke akuzuar ICC-në se po përpiqet të paralizojë aftësinë e Izraelit për t’u mbrojtur.

Por fakti që ai ka zgjedhur të bëjë komente kaq të ashpra publike sugjeron se në prapaskenë, një skenar i tillë po diskutohet në mënyrë aktive. Ndërsa ICC nuk i ka konfirmuar pretendimet izraelite.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci