Të fundit

Kusari-Lila: Cilët janë politikanët që janë bërë milionerë brenda dekadës?

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është e ftuar në “Pressing” të T7, të enjten.

Ajo është pyetur për akuzat për korrupsion qeveritar nga opozita.

Kusari-Lila pyeti se kush janë politikanët se brenda një periudhe të shkurtër kanë arritur pasuri milionësh.

“Kush janë politikanët që brenda një periudhe të caktuar kohore në një dekadë ose më pak pasuria e tyre kalon milionësh”.

“Ky nuk është çështje e fenomenit, është çështje e abuzimit me pushtetin”, ka thënë ajo. 

Ajo po ashtu tha se Qeveria Kurti nuk i ka larguar nga puna njerëzit u punësuan nga qeveritë e mëparshme.

“Unë jam pjesë e Kuvendit, është viti i 7’të, dhe shumë pak kam parë ndryshim në kuptimin e njerëzve që janë lëviz në kuvend për shkak se është ndërru kryetari i kuvendit. Përderisa nëse i pyet ata që janë aty, një numër i konsiderueshëm i tyre datojnë prej periudhës kur me kuvendin ka kryesuar PDK ose edhe të tillë që 20 vjet”, tha ajo.

Ajo tha se nuk ka pasur “hundë në krah, por kërkesë për llogaridhënie”.

“Ka pasur kërkesë te udhëheqësit e departamenteve. Unë mendoj që është e kundërta, nëse pyetesh ti tek të tjerët mund të thonë pse nuk ka pasur lëvizje më të mëdha. Për arsye se është synuar që lëvizja e mirëfilltë në kuadër të stafit civil të bëhet me proces të reformës administrative”, tha Kusari- Lila në “Pressing”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci