Të fundit

Hamasi refuzon propozimin për armëpushim

Hamasi ka refuzuar propozimin aktual të Izraelit për një armëpushim por negociatat në Kajro vijojnë mes presionit të SHBA-së. Sipas zyrtarëve të grupit do të duhet të bëhen disa ndryshime që Hamasi të pajtohet plotësisht. 

Propozimi, pas gati shtatë muajsh shkatërrues lufte, përfshin lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe të burgosurit palestinezë në Izrael dhe rritja e shpërndarjes së ndihmave në territor. Blinken gjatë vizitës në Izrael u shpreh se vendi ka bërë kompromise të rëndësishme mbi një propozim për një marrëveshje, por i takonte Hamasit që të vendosë.

“Progresi është real, por duke pasur parasysh nevojën e madhe në Gaza, ai duhet të përshpejtohet. Hamasi do të duhet të bëjë gjykimet e veta. Por gjëja më e menjëhershme që mund të ndodhë për të përmirësuar situatën për palestinezët dhe gjithashtu për të krijuar një dinamikë që e çon këtë në një drejtim tjetër është armëpushimi, marrëveshja e pengjeve? Le të shohim çfarë do të bëjnë ata”.

Izraeli këtë javë zbuti disa nga pozicionet e tij ku ra dakord të lejojë palestinezët të kthehen masivisht në veri të Gazës në fazën e parë të armëpushimit ku ata që kthehen në veri nuk do t’i nënshtrohen inspektimeve apo kufizimeve. Qeveria izraelite gjithashtu u tërhoq nga kërkesa e tij që Hamasi të lirojë 40 pengje femra dhe ushtarë, dhe të sëmurë ose të moshuar pasi grupi militant tregoi se nuk kishte 40 pengje të gjallë në ato kategori dhe propozimi i fundit e ul shifrën në 33. 

Ndihma humanitare mbërriti në Jabalia të Gazës pasi Izraeli rihapi kalimin e vetëm në skajin verior të brezit, duke lejuar kamionët e ndihmës të kalonin nëpër pikën e kontrollit Erez pas kërkesave të SHBA për të bërë më shumë për të adresuar rritjen e ndihmave mes krizës në Gaza. Rihapja e kalimit të Erezit ka qenë një nga lutjet kryesore të agjencive ndërkombëtare të ndihmës për muaj të tërë, për të zbutur urinë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci