Të fundit

Leverkuseni nuk e di se çka është humbja, mposht edhe Romën – i afrohet finales

Kampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkusen ka vazhduar ecurinë e tyre pa humbje edhe në garat evropiane. Leverkuseni arriti ndeshjen e 47-të pa humbje pasi shënoi fitore ndaj Romës.

‘Gjermanët’ shënuan fitore në gjysmëfinale të UEFA Europa League me rezultat 2:0, duke iu afruar bindshëm finales së dytë për këtë sezon, pas finales në Kupën e Gjermanisë.

Rezultati u zhbllokua nga Florian Wirtz në minutën e 29-të, ndërkaq epilogu final i takimit u vendos nga Robert Andrich me një supergol të shënuar.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshmë në “shtëpi” të Leverkusenit.

Fituesi i këtij takimi do të takohet në finale me fituesin e takimit mes Atalantas e Marsielle.

Leverkuseni nuk ka asnjë humbje në 47 ndeshje gjatë këtij sezoni. Ata kanë shënuar gjithsej 39 fitore, teksa kanë arritur edhe tetë barazime.

Pas titullit të kampionit në Gjermani, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso është në garë edhe për titullin e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë./Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci