Të fundit

Pushteti i etur për votat e Kodat Civil, Kusari-Lila i gjuhet edhe Baljes – thotë se s’e ka për parime, por për vota

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë e ftuar në Pressing.

Ajo ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe të drejtën e personave të komunitetit LGBT për bashkëjetesë civile.

Kusari-Lila ka kritikuar deputeten Duda Bajle për qëndrimet e saj ndaj kodit civil, por Kusari-Lila thotë se më problematike është fakti se Balje është kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe flet nga ky pozicion.

Sipas saj, Balje këtë e bën më shumë për qëllime elektorale sesa për parime.

“Ajo vazhdimisht ka dalë dhe ka filluar promovimin e idesë së saj që e bën kryesisht për qëllime elektorale nuk e besoj që e ka aq shumë parimore”, ka thënë ajo.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci