Të fundit

Moti sot me shi

Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në pjesën dërrmuese të Kosovës që nga orët e para të 24-orëshit e deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës priten vranësira të pjesshme, përderisa reshjet do të reduktohen, duke mbetur të pranishme vetëm në zona të caktuara, kryesisht në formë të rrebesheve kalimtare, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h, njofton Meteo Kosova.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci