Të fundit

Ndeshja vendimtare në “Karagaç”, Trepça pret fituesin

Sonte do të zhvillohet ndeshja e pestë gjysmëfinale dhe vendimtare e “Play-Offit” të Superligës, mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Ndeshja mes Pejës dhe Yllit do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën sportive “Karagaçi”, e cila për dallim nga ndeshjet e kaluar këtë radhë do të jetë e boshatisur për shkak të dënimit nga FBK-ja.

Therandasit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme këtë seri gjysmëfinale, duke fituar dy ndeshjet e para.

Por, kampionët në fuqi nuk u dorëzuan dhe fituan dy ndeshjet tjera radhazi për të barazuar serinë në 2:2, duke e lënë që gjithçka të vendoset në ndeshjen e pestë.

Edhe përballja e sontme pritet të jetë mjaft interesante. Pejanët kërkojnë përmbysjen e madhe, për të kaluar në finale duke synuar mbrojtjen e titullit.

Ndërsa, therandasit janë në kërkim të kalimit për në finale me synimin që ta rikthejnë titullin në Therandë.

Fituesi i këtij dueli do të përballet në finale me skuadrën e Trepçës.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci