Të fundit

Kapiteni i Realit befason me vendimin e tij për të ardhmen pasi konfirmoi largimin nga Madridi

Kapiteni i Real Madridit, Nacho, patjetër do të largohet nga klubi në verë, kur i skadon kontrata me mbretërorët, por destinacioni i tij i ardhshëm është një surprizë e plotë.

Ky mbrojtës spanjoll e kaloi gjithë karrierën e tij në fanellën e klubit nga stadiumi Santiago Bernabeu, por tani ka vendosur të largohet nga klubi, edhe pse kohëve të fundit po i jepet mundësia të luajë shpesh.

Destinacioni i tij i radhës është liga amerikane MLS. Marca shkruan se Nacho mori një vendim të prerë pavarësisht se kishte oferta më fitimprurëse nga sauditët dhe më herët e kërkonte edhe Interi.

Nacho fitoi gjithçka për të fituar me Realin, duke përfshirë pesë tituj të kampionatit evropian, dhe aktualisht është kapiteni i klubit.

Për kombëtaren spanjolle ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar një gol, ndërsa për Realin këtë sezon ka luajtur në 38 ndeshje në të gjitha garat, por nuk është regjistruar në mesin e golashënuesve.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci