Të fundit

Gjuha arrogante e Bashës ndaj gazetares: Matoshi e quan “fashist të vocërr” – ka disa fjalë edhe për drejtorin e RTK-së

Analisti Halil Matoshi e ka quajtur “fashist të vocërr” të pushtetit deputetin e VV-së, Dimal Bashën, pas gjuhës arrogante e nxitëse të tij ndaj gazetares së RTK-së, Blera Foniqi-Kabashi.

Matoshi në reagim të tij, përmes një shkrimi në Facebook thotë se “sulmet verbale prej rrugaçi ndaj saj paraqesin dhunë enocionale, intimidim dhe mendësi fashiste, që shqiptarët kosovarë e kanë përjetu jo fort moti”.

Tutje, ai pohon se “heshtja mbytëse e politikanëve e sidomos e grave gazetare në RTK, dëshmon karakterin frikësues të regjimit”.

Matoshi përmend edhe drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvallën, për të cilin thotë se nuk pati kurajë me e marrë në mbrojtje gazetaren e mediumit ku është drejtor.

“Drejtori i RTKsë Rilind Gërvalla (i përfshimë dhe vet në raportin e RSF si militant i partisë në pushtet) bâni mirë që u ngritë mi egon tue kriju nji distancë me pushtetin, por ai nuk pati kurajë me e marrë në mbrojtje gazetaren e mediumit ku âsht drejtor.
Përdorimi si mbulesë e balans i stisun i nji statusi të tij ma të hershëm lundër nji deputeti të opozitës për me e paketu reagimin e tij, shpërfaqte frikën e tij p’ej milicisë së moralit të partisë në pushtet!?”, shkruan ai.

Sipas analistit Matoshi, edhe heshtja e presidentes Vjosa Osmani “dëshmon sy bote se ajo me burrin e saj kanë ndiku direkt që raportet e DASh, Freedom House dhe REPORTERS SANS FRONTIERES të jenë negative për Kosovën. Ky pushtet, po e njollos shtetin në majat e të cilit âsht ngjitë, tue u sjellë me egërsi”.

“Lekcioni i parë: Ndaleni këtë mendësi fashiste të ndjekjes së anmikut të brendshëm.
Ai âsht në kokat e pushtetit, përjashtë nuk ekziston!?”, përfundon ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i kishte cilësuar pyetjet e gazetares së RTK-së rreth çështjes së Asociacionit si diçka që do të ishte shqetësim vetëm i Televizionit Publikt të Serbisë dhe temë që s’duhej të ngrihej si shqetësim në RTK.

Gazetarja e RTK e ka cilësuar një gjuhë të tillë si fyerje për të duke i thënë deputetit të pushtetit, se Asociacioni s’është interes as i RTK e as i saj personal, por kërkesë e aleatëve në kuadër të procesit të dialogut.

Basha ka vazhduar me qasjen e tij arrogante ndaj gazetares së televizionit publik, duke i thënë se “pse po e bon temë apet a keni me e bo Asociacionin”, meqë ka folur njëherë për punën e marrëveshjes me Serbinë.

Kjo gjuhë dhe qasje e deputetit të pushtetit ndaj një gazetareje, vjen pikërisht në Ditën e Lirisë së Medias dhe ditës kur Kosova ka pranuar një prej vlerësimeve më negative nga Reporterët Pa Kufij, me një rënie prej 19 vendeve./Paparaci

“Intimidim publik”, AGK reagon ndaj gjuhës së deputetit me notë të dobët në Biologji, Dimal Basha

Drejtori i RTK-së tenton ta përmirësojë imazhin, u shkruan “Reporterëve pa Kufij”

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci