Të fundit

Raporti i “Reporterëve Pa Kufij”, reagon Tahiri: Kjo çështje nuk do të kalojë pa kërkuar llogari në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka komentuar raportin e “Reporterëve Pa Kufij” i cili e nxjerrë Kosovën më keq se kurdo herë sa i përket lirisë së mediave.

Tahiri ka thënë se bazuar në të gjeturat e raportit, në rrezik është edhe demokracia zgjedhore meqë jemi në përfundim të mandatit.

“Ajo çfarë e bënë tejët shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, kjo çështje nuk duhet të kalojë pa dhënë llogari edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin që besom në demokraci. Kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci