Të fundit

Pamje: Kështu u dëmtua shkolla në Prishtinë, u tentua edhe të digjej – të dyshuarit në arrati

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka reaguar lidhur me incidentin në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Meto Bajraktari” në kryeqytet.

Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”.

Në reagimin e Komunës së Prishtinës, konkretisht drejtorisë së arsimit, bëhet e ditur se fillimisht ishin thyer dritaret e shkollës ndërsa ishte tentuar vënie e zjarrit përmes lëndëve djegëse

“Mbrëmë në Shkollën “Meto Bajraktari” dy persona kanë tentuar t’i vënë zjarr objektit përmes hedhjes së lëndëve djegëse. Paraprakisht ishin thyer edhe dritaret e shkollës duke dëmtuar kësisoji pronën publike. E dënojmë ashpër këtë akt vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të gjejnë kryesit e kësaj vepre dhe që ata të marrin dënimin e merituar nga organet e sistemit gjyqësor. Motivet e këtij akti duhet të zbulohen”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.

Lidhur me incidentin e ndodhur në qendër të kryeqytetit ka reaguar edhe policia, të cilët kanë deklaruar se janë duke vazhduar hetimet lidhur me rastin.

“Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur  lëndë djegëse-benzinë  dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në raportin e policisë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci