Të fundit

De Rossi para përballjes me Juventus: Allegri ka shkruar historinë e futbollit italian, Dybala sulmues i jashtëzakonshëm

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi ka folur në prag të ndeshjes ndaj Juventus-it për trajnerin e kundërshtarëve.

Në prononcimin e dhënë për mediet, ai u shpreh se Massimiliano Allegri ka shkruar historinë e futbollit italian, ndërsa shtoi se ndjen simpati për të.

“Ai gëzon respektin tim, ka bërë historinë e futbollit italian dhe vazhdon të drejtojë ekipin në nivele të larta. Ndjej simpati për të sepse luajti me babanë tim. Ne kemi nevojë për një tjetër performancë të jashtëzakonshme”-tha fillimisht ai.

Më tej kreu i “verdhekuqve” shtoi se sa i përket sulmit ai i beson Paulo Dybala-s, që sipas trajnerit të kryeqytetasve është një sulmues me cilësi të jashtëzakonshme.

“Kemi alternativa në sulm, disa lojtarë i konsideroj të domosdoshëm për ne. Dybala, për sa kohë është mirë, do ta lë të luajë. Ai nuk është aq i shpejtë sa Frimpong, por ai është thelbësor për ne. Është lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, ndaj dhe unë ndoshta insistoj shumë. Të shohim nëse kam të drejtë”-tha ndër të tjera De Rossi./ Supersport

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci