Të fundit

Voziti me fëmijë në prehër, gjobë e ashpër për shoferin në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka ndëshkuar shoferin i cili drejtoi automjetin duke fëmijën në prehër në Mitrovicë të Jugut.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 400 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse (marrjen e patent shoferit) për 6 muaj.

“Ndëshkohet shoferi i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër
Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci