Të fundit

Krasniqi: Mashtrimet e Qeverisë për rrugën Prishtinë-Mitrovicë nuk kanë të ndalur

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Krasniqi tha se mashtrimet e qeverisë për këtë rrugë nuk kanë të ndalur.

“Disa herë e kam ngritur çështjen e rrugës Prishtinë-Mitrovicë në Kuvend dhe në reagime publike. Ministri Liburn Aliu dhe Kryeministri Kurti patën gënjyer publikisht duke thënë se kjo rrugë do të përfundoj brenda 12 muajve. Kontrata me kosto 25 milionë euro për ndërtimin e kësaj rruge paska afat kohor prej 25 muajve për përfundimin e punimeve. Mashtrimet për vite me radhë dhe torturimet që po ju bëhen qytetarëve të Vushtrrisë e Mitrovicës është e padrejtë dhe do të ndëshkohet nga qytetarët për këto premtime të parealizuara e mashtrime koti”, tha Krasniqi.

Ajo tutje deklaroi se “për 4 vite pushtet qeveria Kurti nuk do ta përfundoj rrugën për Mitrovicë dhe asnjë investim tjetër kapital”

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci