Të fundit

Përurohet shtatorja e Skënderbeut, Haradinaj: Nga sot do t’i bëjë roje Gjakovës heroike

Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Skënderbeu është simbol i unitetit shqiptar dhe lidhjes së përhershme me Perëndimin.

“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike”, shkroi Haradinaj, transmeton Paparaci.

Më tej, ai falënderoi kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj për veprën patriotike, të cilën ai e quajti të domosdoshme.

Zbulimi i monumentit u bë në platon e madhe të parkut të qytetit të Gjakovës, dhe pikërisht në 25-vjetorin e çlirimit të këtij qyteti.

Në ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Gjakovës, politikanë dhe shumë qytetarë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci