Të fundit

Policia spanjolle arreston 558 persona pasi zbuloi një mashtrim prej 4 milionë eurosh

Policia kombëtare e Spanjës ka arrestuar 558 persona në një aksion europian, kundër pastrimit të parave në kuadër të një operacioni të kordinuar nga Europoli, pasi ka hetuar gjithsej 1801 persona dhe ka zbuluar një mashtrim prej katër million eurosh.

Aksioni policor në të cilin kanë marrë pjesë 25 shtete është zhvilluar tash e gjashtë muaj ku janë arrestuar 1451 persona me mbështjetjen e Interpolit, Eurojust dhe bashkëpunimin e 2822 bankave europiane dhe institucioneve evropiane, raporton medium spanjoll,  Europapress.es.

“Lufta kundër këtij lloji të krimit kërkon veprim të përbashkët në nivel global, pasi jemi përballur me veprimtari kriminale transnacionale”, theksojnë ata në deklaratë.

Shumica e kërkimeve të kryera në kuadrin e EMMA 9 u fokusuan në dimensionin ndërkombëtar të të ashtuquajturit ‘muling’, operacione në të cilat mushkat jo vetëm transferojnë para, por edhe udhëtojnë ndërmjet vendeve për të hapur llogari bankare jashtë vendit, të cilat më pas përdoren nga kriminelët për pastrim parash.

Autoritetet policore nga Spanja, Australia, Austria, Bullgaria, Qiproja, Kolumbia, Danimarka, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara, Estonia, Greqia, Hong Kongu (Kinë), Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia kanë marrë pjesë në këtë edicion të nëntë të Operacionit EMMA. Moldavia, Holanda, Polonia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Singapori, Suedia dhe Ukraina.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci