Të fundit

Arrestohen dy persona në Tiranë, kontrabandonin ilaçe me vlerë 17 mijë euro

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Kontrollet u bënë në farmaci dhe në një depo, në pronësi të dy të arrestuarve, raporton Euronews Albania, transmeton Paparaci.

Sipas policisë, mallrat e gjetura pa pullë fiskale janë ilaçe dhe pajise dentare, vlera e të cilave shkon në 17 mijë euro.

Grupi hetimor po verifikon të gjitha të dhënat për të zbuluar aktivitetin e të arrestuarve, të cilët kryenin evazion fiskal duke tregtuar mallra pa pullë fiskale përkatëse.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci