Të fundit

Makinat bllokojnë rrugët e Tetovës, në hall zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë

Shenja e ndalimit dhe e parkimit në disa vende të qytetit të Tetovës, nga disa vozitës të pandërgjegjshëm, nuk llogaritet aspak dhe makinat parkohen pikërisht aty ku është e vendosur edhe shenja.

Fenomen i këtillë po përsëritet pothuajse në gjitha rrugët e qytetit, me theks të veçantë ato dytësore. Parkimet në vend të ndaluar nuk mungojnë madje as në rrugën e spitalit dhe atë që të shpie tek stacioni policor. Shpesh bllokohen hyrjet e pallateve. Mjekët e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit thonë se shpesh hasin në pengesa gjatë intervenimeve, raporton alsat-m, transmeton Paparaci.

“Kaosi që krijohet në komunikacion në Tetovë e sidomos në këtë pikë këtu, vështirëson shumë punën tonë. Dihet që zjarrfikësit kur vonohen është dëm material dhe jetë njerëzish. Në qytetin e Tetovës, policia duhet patjetër të del në vende që duhet patjetër të jenë të lira por nuk intervenohet andaj i bëj apel policisë së Tetovës të merr masa në këto vende”, tha Avni Ameti, kryeshef i NJTKZ Tetovë.

“Në terren situata është tejet e vështirë për të punuar si ekipë i ambulancës, shkaku i ndërgjegjes shumë të ulët të disa qytetarëve për mënyrën si kyçn në komunikacion, si parkohen, si e zënë rrugën. Gjatë eksperiencës, kemi pas situata shumë urgjente ku çdo sekondë kushton jetë për pacientin, mirëpo kemi hasur në disa qytetarë që parkohen keq dhe nuk i lirojnë rrugën ambulancës”, u shpreh Besnik Mustafai, mjek në repartin e ndihmës së shpejtë.

Nga SPB në Tetovë thonë se përkundër gjobave që shqiptojnë qytetarët përsëri shkelin rregullat në komunikacion.

“vetëm nga pjesëtarë të SPB-së së stacionit të Tetovës, gjatë katër muajve janë ndërmarr 1350 masa ndaj shkelësve që nuk kanë respektuar rregullat e parkimit. Gjatë kësaj periudhe po ashtu nga shërbimi merimangë i komunës janë ngritur 609 automjete që kanë penguar rrjedhën normale në komunikacion. Nga ana jonë gjithë kohës merren masa, mirëpo vetëdija tek shoferët assesi të rritet”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Autoritetet u apelojnë qytetarëve që të respektojnë shenjat në komunikacion dhe mos të bllokojnë rrugët.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci