Të fundit

Peshkim në magjistrale, Rinia Demokratike ironizon me gjendjen pas shiut në Ferizaj

Kryetarja e Rinisë Demokratike, Arbnora Salihu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për mungesë të investimeve në Ferizaj dhe për mosdhënien e vëmendjes së duhur ndaj këtij qyteti.
Përmes një shkrimi, ajo ka ironizuar me gjendjen e krijuar atje pas reshjeve të shiut. “Ministër a po na sjellë anije”, thotë Salihu.

“Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn. Ministër ku është peshku? Këtë të shtunë e nisa me RDK-në në Ferizaj, bashkë dolëm për të peshkuar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës udhëhequr nga Liburn Aliu qe disa vite me radhë po na bënë dhuratë liqenin në arterien kryesore të qytetit. Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, shkruan tutje ajo.

Më tej, Salihu shprehet se Qeveris Kurti nuk ka ndarë buxhet për projekte të reja kapitale në Ferizaj.

“Në buxhetin për vitin 2024, qeveria Kurti nuk ka ndarë asnje cent për projekte të reja kapitale për Ferizajn. 9 deputetë të VV-së nga Ferizaj iu thanë jo të gjitha propozimeve të deputetëve ferizajas nga PDK-ja për qytetin tonë. A po jetojnë në Ferizaj ministri Hekuran Murati e nëntë deputetët e tjerë”, përfundon ajo.

 

 

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci