Të fundit

Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë.

Këtë për Paparacin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai shtoi se ngasësi dhe pasagjeri janë lënduar, ndërkaq ky vetaksident ndodhi pasi shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion dhe kamioni ka dal jashtë rruge. Nga aksidenti dy persona kane pësuar lëndime të lehta trupore, (ngasësi dhe pasagjeri)”, tha Bytyqi.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci