Të fundit

Dimal Basha vazhdon gjuhën nxitëse ndaj gazetarëve: Po e vënë në qendër një marrëveshje që i intereson vetëm Vuçiqit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe drejtorëve të RTK-së, lidhur me qëndrimet e tyre karshi Bashës, pas një intervistë të djeshme në televizionin publik. Basha tha se reagimet e tyre janë padije dhe cenim i lirisë së shprehjes.

Ai tha se i është përgjigjur me korrektësi gazetares së RTK-së dhe se nuk e ka intimiduar atë,

“E para, unë asnjëherë nuk e kam intimidu gazetaren. Unë jam përgjigj herën e parë për temën e asociacionit me shumë korrektësi, dhe kur më pyeti përsëri për asociacionin, i përgjigja se 𝗡𝗨𝗞 do duhej që tek dialogu asociacioni të jetë prioritet dhe temë kryesore! E kuptoj me u insistu ne RTS, por për gazetarët tanë NUK duhet me qenë VEÇ Asociacioni, sepse janë edhe 38 marrëveshjeve tjera! Ky është jo vetëm mendim, por edhe bindje e thellë e imja që pavetëdijshëm plot gazetarë po biejnë në grackën e Serbisë dhe po e vënë në qendër një marrëveshje të vetme që i intereson vetëm Vuçiqit! Si na qenka intimiduese një kritike e imja që sfidon gazetarën se asociacioni nuk duhet me qenë shqetësimi kryesor në debat? Paradoksale, 𝗽𝗼 𝗸ë𝗿𝗸𝗼𝗻𝗶 𝗺𝗲 𝗺𝗮 𝗱ë𝗻𝘂 𝘁ë 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁ë𝗻 𝗲 𝗺𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝘂 𝘁𝗵𝗶𝗿𝗿 𝗻ë 𝗹𝗶𝗿𝗶 𝘁ë 𝘀𝗵𝗽𝗿𝗲𝗵𝗷𝗲𝘀? Kjo tregon që NUK keni fare haber në këtë fushë!”, tha ai.

Basha i ka reaguar edhe Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës, duke thënë se nuk ka pasur sulm ndaj gazetares.

“Unë e kam kritiku AGK-në, dhe kam ofru për tri argumente! 𝗘 𝗽𝗮𝗿𝗮, që e kanë mbrojtë Klan Kosovën duke na akuzu se po e cenojmë lirinë e shtypit, kur aty s’ka pas lidhje me liri të shtypit por me mashtrim të kompanisë ndaj shtetit.𝗘 𝗱𝘆𝘁𝗮, që nuk reagon ndaj shpifjeve të përditshme të disa portaleve dhe gazetarëve që po e njollosin punën e gazetarëve të ndershëm! 𝗗𝗵𝗲 𝗲 𝘁𝗿𝗲𝘁𝗮, që nuk mirren me pjesën ku raportet ndërkombëtare flasin zi e terr për mediat në Kosovë, ku i akuzojnë se marrin pare për raportime pozitive, dhe gjithashtu korruptohen për me braktis hetime! Raportet gjuthashtu flasin se si elita politike e biznisore ndikojnë te mediume të ndryshme. A janë raportet ndërkombëtare sulme ndaj jush? Pse e njejta kritikë e imja qenka sulm, por kur e thotë Amerika ju strukeni dhe i paketoni kritikat e mia si sulme! Paradoksale dhe e rrezikshme, sepse 𝗸𝘂𝗿 𝗲 𝗽𝗮𝗸𝗲𝘁𝗼𝗻𝗶 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸ë𝗻 𝘀𝗶 𝘀𝘂𝗹𝗺, 𝗸𝗷𝗼 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝘁𝗲𝗻𝗱𝗲𝗻𝗰ë 𝗺𝗲 𝗺𝗮 𝗺𝗯𝘆𝗹𝗹 𝗴𝗼𝗷ë𝗻 𝗾ë 𝗺𝗼𝘀 𝘁’𝗷𝘂 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝗼𝗷, 𝗾ë 𝗽𝗿𝗮 𝗶 𝗯𝗶𝗲 𝘀𝗲 𝗽𝗼 𝗱𝗼𝗻𝗶 𝘁𝗮 𝘃𝗿𝗶𝘁𝗻𝗶 𝗺𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗹𝗶𝗿ë 𝗻ë 𝗲𝗺ë𝗿 𝘁ë 𝗻𝗷ë 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗲 𝗾ë 𝗱𝗼 𝗱𝘂𝗵𝗲𝗷 𝘁𝗮 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗻𝘁𝗲 𝗮𝘁ë! Dobët, shumë dobët!”, shkroi Basha.

Tutje ai i ka reaguar edhe drejtorit të RTK-së.

“Kurse shkurt te reagimi i drejtorit të RTK-së. Mirë shumë që ka reagu, sepse nuk ka me mbrojtë asnjë indidvid të asnjë subjekti, por vetëm lirinë e shprehjes, mirëpo çka më vie keq është që as drejtori nuk e merr vesh këtë fushë dhe del reagon, sepse nuk i pëlqen kritika im rreth një teme. Ku ka kërcënim të lirisë së shtypit me kritika. Kritikat mund të mos i pëlqejnë as drejtorit e as gazetares, por ky është thelbi i lirisë së shprehjes, ku debatohet për këdo dhe gjithçka! E di që jeni të pavarun, dhe uroj gjithmonë të mbeteni të tillë, por 𝗽𝗮𝘃𝗮𝗿ë𝘀𝗶𝗮 𝗸𝗷𝗼 𝗡𝗨𝗞 𝗷𝘂 𝗮𝗺𝗻𝗶𝘀𝘁𝗼𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮. Fatkeqësisht 𝗽𝗼 𝘁𝗶𝗻𝗴ë𝗹𝗹𝗼𝗻𝗶 𝘀𝗶𝗸𝘂𝗿 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶 𝗶 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁ë𝘀𝗶𝘀ë, 𝘀𝗲𝗽𝘀𝗲 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗮𝘁𝗮 𝘁𝗵𝗼𝗻ë 𝘀𝗲 𝗻ë 𝗲𝗺ë𝗿 𝘁ë 𝗽𝗮𝘃𝗮𝗿ë𝘀𝗶𝘀ë 𝗻𝗮 𝗻𝗱𝗮𝗹𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗻𝗱𝗮𝗷 ç𝗸𝗮𝗱𝗼 𝗾ë 𝗮𝘁𝗮 𝗯ë𝗷𝗻ë 𝗲 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗼𝗷𝗻ë. Dobët, tepër dobët, sepse po tregoni se sa pak merrni vesh në këtë fushë që e keni edhe profesion, e kjo më shqetëson sepse ju udhëheqni me një medium publik dhe për më tepër liria e shprehjes është shtylla e demokracisë! Për fund, kritika është liri e shprehjes, dhe paketimi i kritikës si intimidim dhe sulm është padije dhe tendence me shtyp atë. Më së shumti më shqetëson fakti që po bëjnë thirrje ta vrasin debatin dhe vet fjalën e lirë gazetarët dhe organizata që janë të thirrur ta mbrojnë atë! Dobët, shumë dobët”, përfundoi ai.

Deputeti Dimal Basha e ka krahasuar Transmetuesin Publik, RTK me televizionin shtetëror serb, RTS kur është pyetur nga gazetarja Blerta Foniqi Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës.

“Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin . Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kane veç Asociacioni…A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me ba Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, ka thënë Basha.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci