Të fundit

Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë nderime të dëshmorëve të asaj ane.

Abdixhiku tha se bashkë me Hazirin bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, homazhe tek busti i Ibrahim Uruqit në Bresalc, e më pas edhe vizitë familjes së tij.

“Nderuam po ashtu dëshmorët Hanumshahe e Tefik Zymberin Vizituam familjen e Nuri Idrizit; një veprimtar i madh i lëvizjes për liri e pavarësi. Vizituam Bashkësinë Islame, si shenjë e nderimit e respekti”.

“Në fund mbajtëm takim mobilizues me strukturën tonë në Gjilan. Takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë bazament i ringritjes së djathtë”, shkroi Abdixhiku, transmeton Paparaci.

Tutje, ai tha se me qytetarët po flasin hapur e po marrin mbështetje për programin e tyre, të cilin ai e quajti kombëtar.

Po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh – bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë. Rrugën e bëjmë bashkë”, shkroi Abdixhiku

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci