Të fundit

E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

Egla kishe përplasje me Heidin dhe Romeon, pasi ajo i kishe vënë në televotim kokë më kokë për t’u zgjedhur finalisti i parë, por këtë gjë ata nuk e dinin.

Duke menduar që ky televotim ishte për t’u eliminuar njëri prej tyre, çifti i është kthyer kundër Eglës e Romeo nuk i kishte kursyer ofendimet.

Ndërsa mbrëmë (e shtunë), Romeo u zgjodh finalisti i parë dhe e vërteta e televotimin doli në pah, Romeo u ndje shumë keq për të gjitha gjërat që i kishte thënë Eglës.

Nisur nga sqarimet e Eglës, Romeo e falënderoi dhe i kërkoi ndjesë publike banores për etiketimet e bëra ndaj saj si ‘tradhtare’ dhe ‘e pafytyrë’ duke thënë se ajo vërtetoi që e ka xhan.

“Doja t’i kërkoja ndjesë për fjalën “tradhtare” dhe të gjitha që t’i kam thënë, të kërkoj realisht shumë ndjesë, nuk e di nëse ma pranon dhe më vjen shumë keq”, u shpreh Romeo.

“Kërkoj ndjesë publike, Egla nuk është tradhtare, e pafytyrë dhe mosmirënjohëse”, përfundoi ai.

Ndërsa Ledioni komplimentoi Eglën për ruajtjen e sekretit në mënyrë fantastike.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci