Të fundit

Policia australiane qëllon për vdekje një 16 vjeçar të armatosur me thikë

Një djalë 16-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia në kryeqytetin Perth të Australisë Perëndimore, pasi goditi një burrë në shpinë me një thikë kuzhine.

Djali u dërgua me urgjencë në spital por ndërroi jetë. Viktima e tij, e cila nuk ishte e njohur për të, mësohet se është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.

Kishte shenja se djali ishte radikalizuar në internet, thanë autoritetet shtetërore.

“Në këtë fazë duket se ai veproi vetëm” tha Kryeministri i Australisë Perëndimore Roger Cook.

Policia në Australinë Perëndimore tha se ata morën një telefonatë vonë të shtunën nga adoleshenti i cili i kishte paralajmëruar se kishte ndërmend të kryente “akte dhune”.

Komisioneri i policisë Col Branch tha në një konferencë për shtyp se brenda pak minutash u mor një tjetër thirrje urgjence duke njoftuar oficerët se një “mashkull me thikë po vraponte rreth parkingut” në Willetton, një periferi jugore e Perth.

Tre oficerë mbërritën dhe gjetën një 16-vjeçar të armatosur me një thikë të gjatë kuzhine.

Adoleshenti u përshkrua si një person me “çështje komplekse” i cili ishte përfshirë për disa vite në një program anti-radikalizimi që synonte të kundërshtonte ideologjitë ekstremiste.

Komisioneri Blanch tha se incidenti kishte “shenjat dalluese” të terrorizmit, por ai nuk po e deklaronte këtë si një sulm terrorist në këtë fazë.

Ai gjithashtu falënderoi anëtarët e komunitetit mysliman të cilët kishin njoftuar policinë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci