Të fundit

Deputeti gjerman: Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në KiE, e vetmja rrugë për të shkuar para

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knutt Abraham, ka thënë se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje sa i përket votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, ose duhet të veprohet në vlerat dhe standardet evropiane që Kosova të pranohet në maj, ose të injorohet vlerësimi i detajuar i juristëve të shquar, i tre raportuesve,i  tre komisioneve dhe i Asamblesë Parlamentare të KiE.

“Megjithatë, kjo do të dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund të injorojnë standardet sipas dëshirës”.

“Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar Abraham në platformën X.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci