Të fundit

S’ia huqin favoritët, Superliga gjithnjë e më e zjarrtë katër javë para fundit

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Lideri i tabelës, Ballkani ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit.

Kampionët në fuqi të Kosovës para tifozëve të tyre mundën Dukagjinin, me rezultat 3-0. Lindon Emerllahu (7’), Edvin Kuc (24’) dhe Nazmi Gripshi (90+6’) nga penalltia, shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka 66 pikë, dy më shumë së ndjekësi Llapi që në ‘Zahir Pajaziti’ mundi Feronikelin 74’, me rezultat 3-2, raporton RTKLive.

Sulmuesi Muhamet Hyseni (22’, 50’) dhe Ahmed Januzi (32’), u përkujdesën për fitoren e llapjanëve, derisa për skuadrën nga Drenasi dygolësh shënoi Jakup Berisha (14’, 44’).

Tri pikë tejet të rëndësishme i ka arkëtuar edhe Drita e cila ende nuk është dorëzuar në garën për kreun e tabelës. Gjilanasit mundën Fushë Kosovën, me rezultat 3-1. Blend Baftiu (6’, 53’) dhe dygolësh, derisa një gol për fitoren e Dritës së realizoi Besnik Krasniqi (77’), kurse, golin e nderit për skuadrën mike e shënoi Maloku (74’).

Drita tani ka 62 pikë në vendin e tretë, kurse, Fushë Kosova tashmë është përshëndetur nga ky rang garash.

Fitore ka shënuar edhe Prishtina e cila në udhëtim mundi Lirinë, me rezultat minimal 0-1. Krasniqi (88’), shënoi golin e fitores dhe të vetmin në këtë ndeshje.

Prishtina shkon në kuotën e 46 pikë në vendin e pestë, derisa Liria sikurse sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Parë.

Ndërkaq, dueli mes Malishevës dhe Gjilanit është mbyllur pa gola.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci