Të fundit

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Një ngjarje e rëndë u zbulua në fshatin Bodrishtë të Dropullit më 2 Maj. Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç, u gjetën të pajetë në banesën e tyre.

Autori mbeti mister për 3 ditë, deri këtë të diel, kur policia doli në një deklaratë për mediat dhe tha se personi që i ka vrarë është fqinji i tyre Thoma Mastora.

Tv Klan jep detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje që tronditi banorët.

Siç raportohet, dyshohet se çifti u vra më 1 Maj dhe deri në momentin ku u zbuluan të vdekur mund të kenë kaluar më tepër se 36 orë.

Autori 69-vjeçar ka pasur herë pas here konflikte me çiftin Ilia, megjithatë ato ishin zgjidhur e nuk kishin arritur kurrë deri në këtë pikë. Madje ai shkonte shpesh tek viktimat për të pirë kafen e mëngjes. Mësohet se më 1 Maj Mastora ka bërë të njëjtën gjë. Pasi ka konsumuar kafenë, mes çiftit dhe tij ka pasur një grindje. 84-vjeçari Kosta Ilia e ka goditur Mastorën me një shkop në hundë. 69-vjeçari i mori më pas jetën atij dhe gruas 88-vjeçare me një sëpatë të vogël. Në fund është larguar i qetë me një taksi.

Nëse rasti është deklaruar nga komshinjtë në datën 2 Maj, çifti mendohet që mund të ketë humbur jetën në datën 1 Maj. Pikërisht ka qenë mëngjes, kur Thomai ka shkuar, ka konsumuar kafenë e mëngjesit së bashku me çiftin. Çifti herë pas here nuk e donte Thomain t’u shkonte në shtëpi pasi ka qenë problematik edhe me persona të tjerë bashkëfshatarë në Bodrishtë dhe kohët e fundit ishte bërë i bezdisshëm. Në ato momente për motive të paqarta çifti është grindur me 69-vjeçarin dhe ka qenë Kosta Ilia, i cili ka goditur fillimisht 69-vjeçarin me shkop në hundë. Më pas 69-vjeçari me një sëpatë të vogël ka goditur çiftin e të moshuarve dhe më pas është larguar me taksi.

Dyshimet janë që pas ngjarjes, pasi ka kryer punët e veta në fshat, Mastora është larguar drejt Janinës tek të afërmit e tij.

“Është larguar, duke qenë se ka qenë 1 Maj, ka vazhduar punët e veta, madje sipas informacione, thuhet se mund të ketë udhëtuar drejt Janinës për tek të afërmit e tij dhe më pas është kthyer. Gjithçka nuk është vënë re nga banorët e fshatit pasi 69-vjeçari nuk ka shfaqur shenja që të tjerët mund të dyshonin”, raportoi gazetarja.

Çifti Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën të vrarë me shenja dhune në banesën e tyre. Policia thotë se ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, ndërkohë që ndaj Thoma Mastorës rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci