Të fundit

Mali i Zi pritet t’u bashkohet “kumbarëve frankogjermanë” – gati kushtëzimi për në KiE me Asociacionin?

“Qëndrimin zyrtar të Malit të Zi do ta dini në takimin ministror”.

Kështu kishte thënë Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq – as po e as jo – pyetur rreth kundërshtisë që përfaqësuesit malazezë e kishin shprehur me votë kundër në një fazë të mëhershme të preocedimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Këshillit të Evropës.

Kjo kishte lënë në habi shumëkënd për refuzimin e Malit të Zi në përkrahjen e Kosovës drejt Këshillit të Evropës, teksa “Jo”-në votë e kishin dhënë deputetë pro-serb të këtij vendi.

Mendoj se ka qenë një votim i fshehtë dhe se nuk ka qenë as votim, por diskutim për atë temë. Votimi i vërtetë do të bëhet në prill, kur do të kemi një seancë plenare dhe kur do të kemi një këshill ministror, kur do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të shtetit të Malit të Zi” shprehej Spajiq në fund të marsit.

Hiç më larg se sot media malazeze “CdM” (Cafe de Montenegro) raportoi se në takim me Kancelarin Federal Gjerman, Olaf Scholz, Spajiqit i është kërkuar që Mali i Zi t’i qëndrojë kushtëzimit franko-gjerman ndaj Kosovës për KiE krahas “hapave konkretë dhe të paprapakthyeshëm” drejt Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe. CdM raportoi se kanë mësuar “jo zyrtarisht” se kjo ka qenë edhe tema mes tyre.

Portali ka provuar të kontaktojë qeverinë malazeze, por se gjer më tash nuk ka marrë përgjigje; marrë parasysh edhe për shkak se është përveç e diele edhe ditë feste e Pashkëve në Mal të Zi.

Rreth këtij raportimi, ish-Ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar në “X” duke e quajtur “fatkeqe e të padrejtë, por ama jo edhe të papritur”.

Unë mendoj se ky burim është disi i gabuar. Kosova pritet të tregojë progres (do të thotë të dërgohet statuti në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim) dhe jo të ‘themelojë’ ASMM-në aktuale. Pra, ka pak rreshta argjendi sado dobët”, ka shkruar ai.

Kontaktuar nga gazeta, Selimi nuk beson që Mali i Zi t’i jep bashkuar kushtëzimit franko-gjerman, por beson se një kërkesë e tillë i është shtruar Spajiqit.

Mali i Zi ose Maqedonia e Veriut nuk është sfida e Kosovës te KiE. Që të dyjat janë përkrahëse të Kosovës, pavarësisht ndryshimeve elektorale dhe ndikimeve tentuese nga Beogradi. Sfida e fundit dhe ndoshta e vetmja per Kosovën mbetet qëndrimi i Parisit dhe Berlinit. Jemi deshmitarë çdo muaj dhe çdo ditë që Qeveria e Kosoves nuk gëzon ndonje besim tek këta dy aleatë sa i perkët normalizimit dhe dialogut“, tha Petrit Selimi për Nacionalen.

Koalicioni në pushtet në Kosovë e kontrollon qeverinë, Kuvendin dhe Presidencen dhe nuk ka ndonje arsyetim për dështim aq eklatant dhe dëmtues, në komunikim me Quint”, shtoi ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e quante “regres të rëndë në raportet bilaterale” nëse Mali i Zi do të votonte kundër Kosovës; por megjithatë shprehej me kollaj që “anëtarësimi ose mosanëtarësimi i Kosovës në KiE nuk do të varet nga vota e Malit të Zi”.

Nuk do të varet nga vota e Malit të Zi anëtarësimi apo mos anëtarësimi i Kosovës, por do të ishte natyrisht një regres i rëndë në raportet tona bilaterale, prandaj nuk besoj se Mali i Zi do të marr një vendim të tillë”, pati thënë ajo për Zërin e Amerikës disa muaj më parë.

Kushtëzimi frankogjerman

Fotografia e kushtëzimit të anëtarësimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës veçse është kompletuar me kërkesën me miratimin me dekret qeveritar të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe dhe dërgimit konsekuent të saj për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Kancelari Gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ia kumtuan që të dy të njëjtin mesazh Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke qenë edhe vetë kumbarët të planit franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që mëvonë iu dha emri Marrëveshje Bazike.

Në komunikatën për media që u lëshua nga Kancelaria Federale Gjerman ditë më parë, rreth bisedës telefonike Scholz-Kurti, u kërkuan “hapa drejt themelimit të Asociacionit edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën për media.

Para Scholz-it, ishte Emmanuel Macron i cili kërkoi “hapa të shpejtë dhe të paprakthyshëm për Asociacionin…në kontekstin e aplikimit të Kosovës në KiE”. Kësisoji duke e ndërlidhur anëtarësimin eventual të Kosovës në KiE me vetë çështjen e Asociacionit.

“Macron nënvizoi rëndësinë që Franca i vendos, poashtu në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, hapave të shpejt dhe të paprakyeshëm në zbatimin e Asociacionit nga autoritetet e Kosovës”, thuhej në komunikatën e presidencës franceze.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci