Të fundit

Tahir Batatina: Fitoren ndaj Feronikelit ia dedikoj veteranëve të UÇK-së

Skuadra e Llapit shënoi fitore në javën e 32-të në Superligën e Kosovës ndaj Feronikelit 74 duke mbetur në garë për titull kampioni.

Pas këtij trumfi, trajneri Tahir Batatina ka bërë një postim në Facebook ku ka thënë se ia dedikon veteranëve të UÇK-së.

Postimi i tij:

Sot është dita e dëshmorëve të Llapit dhe këtë fitore dua t’ua dedikoj atyre dhe familjeve të tyre dhe gjithë invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Kujtimet më të mira gjithmonë për gjithë ata që dhanë jetën për liri që ne sot të jetojmë dhe të luajmë të lirë.

Një rrugë e gjatë e imja dhe gjithë atyre që për këtë vend sakrifikuan shumë.

E tash në liri, dua që me ekipin tim dhe tifozët, ta arrijmë ta bëjm krenar qytetin dhe gjithë Llapin me titullin kampion të fituar në fushë.

I juaji përgjithmonë
Tahir Batatina

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci