Të fundit

11 ditë deri te finalja në KiE

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i dha dritën e gjelbër raportit të deputetes greke Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në organizatën më të vjetër politike në Evropë. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga votimi përfundimtar, qeveria e Kosovës e sheh veten përballë një ‘thike me dy tehe’, ku Asociacioni mbetet parakusht për anëtarësim.

Mbështetja e madhe që Kosova mori gjatë debatit në Asamble e nervozoi Serbinë përfaqësuesit e të cilës kërcënuan me largim nga organizata në rast se Kosova do të pranohej. Madje, delegacioni serb tentoi që me disa amandamente të shtyjë vendimin me një manovër që bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me angazhimet e Serbisë sipas Marrëveshjes, duke shkelur njëkohësisht shkel detyrimet e veta që burojnë nga po ajo marrëveshje.

Në Asamblenë Parlamentare Kosovës i erdhi edhe një surprizë e hidhur nga Italia, e cila kërkonte shtyrjen e aplikimit të Kosovës derisa “të zbatohen të gjitha nenet e Brukselit dhe të Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Serbëve. komunat me shumicë.”

Megjithatë, këto amandamente u rrëzuan me shumicë të madhe. Si përfundim, raporti i Bakoyannis u miratua me 131 vota pro dhe 29 kundër dhe 11 abstenime. Pas marrjes së 2/3 të votave në Asamblenë Parlamentare, raporti i Bakoyannis kalon te Këshilli i Ministrave, takim i cili do të mbahet me 16 dhe 17 maj të këtij viti.

Që nga votimi masiv në favor të raportit, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania ia kanë bërë të qartë kryeministrit Kurti në diskutimet me të se progres i pakthyeshëm drejt themelimit të Asociacionit – që nënkupton dërgimin e draftit të tij në Kushtetuese për shqyrtim – është hapi që Perëndimi e pret si parakusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndër të parët që ia kumtoi kreu të qeverisë një kërkesë të tillë ishte ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien. Shkurt dhe qartë, “Përparim urgjent për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe”, duhet t’i paraprijë integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike, ishte mesazhi i O’Brien drejtuar Kurtit.

Krerët e Francës dhe Gjermanisë ishin po ashtu të një mendjeje me kërkesën e ndimës Sekretarit Amerikan. Macron dhe Scholz i përcollën qëndrimin e tyre Kurtit për nevojën për progres drejt Asociacionit në prag të votimit të Komitetit të Ministrave.

Pavarësisht thirrjeve, Kurti nuk ka bërë zë në lidhje me presionin e ndërkombëtarëve. Për më tepër, në njoftimin e Kryeministrisë për telefonatën e Kurtit me Macron, thuhej se “[…] kryeministri shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike të 16 prillit”,

Kur kanë mbetur edhe 11 ditë nga votimi final, qeveria e Kosovës ende nuk ka treguar se cili do të jetë hapi i qeverisë në dritën e presionit ndërkombëtar me kushtin e Asociacionit si kushtëzim për anëtarësimin në organizatë.

Gjithçka që dihet deri më tani është se Kurti, përmes një artikulli në X së fundmi kushtuar 75 vjetorit të themelimit të organizatës në të cilën vendi synon të anëtarësohet, ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për anëtarësim.

“Sot, 75 vjet më parë, u themelua Këshilli i Europës organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut. Ky vit shënon njohjen e Kosovës si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar, duke nënkuptuar forcën e demokracisë sonë, sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët ndaj të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci