Të fundit

Balla për tragjedinë në Shkodër: Viktimat të dënoncojnë dhunën

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj të mitur dyshohet të jenë vetëmbytur në lumin Bunë, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Balla është shprehur se ka dyshime të forta që vetëvrasja të jetë nxitur nga dhuna në familje dhe presioni psikologjik.

“Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, na ka tronditur të gjithëve. Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik”, shkroi ai.

Balla apeloi që të gjithë viktimat e dhunës duhet ta denoncojnë atë, duke shtuar se dhuna ndaj grave nuk është më një çështje private, por ajo duhet të bëhet publike.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci