Të fundit

Vriten tre ushtarë të Izraelit, Hamasi merr përgjegjësinë

Tre ushtarë izraelitë janë vrarë në një sulm me raketa të Hamasit pranë një prej vendkalimeve kryesore të përdorura për dërgimin e ndihmave në Gaza, tha Izraeli.

Kalimi Kerem Shalom u mbyll gjatë natës nga Izraeli pas sulmit.

Sulmet e mëvonshme izraelite në qytetin jugor të Gazës, Rafah, raportohet se kanë vrarë të paktën 12 persona.

Ushtria izraelite ka thënë herët të hënën se po u kërkonte banorëve të Gazës që strehohen në pjesë të Rafahut të evakuohen.

Kjo vjen pasi bisedimet që synojnë të sigurojnë një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve kanë ngecur.

 

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) thanë se 10 predha ishin qëlluar nga një zonë pranë vendkalimit Rafah në Gazën jugore, rreth 3.6 km (2.2 milje) nga Kerem Shalom.

Krahu i armatosur i Hamasit mori përgjegjësinë dhe ka thënë se objektivi i tij ishte një bazë e ushtrisë izraelite aty pranë.

IDF-ja ka thënë se ata u qëlluan nga një vend rreth 350 metra nga një strehë civile, raporton BBC.

Ai i quajti lëshimet “një shembull tjetër të qartë të shfrytëzimit sistematik të objekteve dhe hapësirave humanitare nga organizata terroriste dhe përdorimit të vazhdueshëm të popullsisë civile të Gazës si mburoja njerëzore”.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci