Të fundit

Arrestohet edhe i dyshuari tjetër që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë

Të shtunën është arrestuar njëri nga të dyshuarit që tentoi t’ia vënte zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Derisa, Policia e Kosovës, njoftoi se më 5 maj është arrestuar edhe personi tjetër i dyshuar.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Më 3 maj, Policia e Kosovës njoftoi se dy persona të panjohur, të maskuar, kishin thyer dritaren e objektit të shkollës e se kishin hedhur benzinë e kishin tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës, por pasi ishin vënë re nga personeli i shkollës kishin ikur.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci