Të fundit

Detaje të reja nga atentati ndaj Marko Jabllanoviqit në Leposaviq

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me tentim vrasjen e anëtarit të partisë së Nenad Rashiqit, Marko Jablanoviq në Leposaviq.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se Jablanoviq ka raportuar se rasti ka ndodhur derisa ishte duke hyrë në një lokal në Leposaviq.

Jablanoviq ka thënë se nga aty ka vërejtur se afër tij ishte një person i maskuar me armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar, por nuk kishte arritur të gjuante.

“Ankuesi ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në rast është i përfshirë edhe Milan Radoiçiq, i njohur si kreu i sulmit
terrorist në Banjskë.

“Ngjarja tragjike s’ka ndodhur pasi sulmuesit i kishte dështuar arma e tipit ‘Scorpion’. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit dhe Radoiçiqi e kaubojët vendas, Slavko Simiq e Zoran Todiq…Dihet gjerësisht se unë e Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviq. Pasi Jabllanoviq u dakordua në Beograd me Aleksandar Vulinin, Vuçiqin dhe anëtarin e BIA-s, Dimiqin, që për pak para dhe privilegje të tërhiqej si kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Marko dhe Navili tentuan t’i rifitonin dinjitetin e nevojshëm dhe të merrnin jetën në duar”, ka shkruar ai në Facebook.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci